RRETH NESH
INDUSTRIA E QUMËSHTIT

Qumështorja ABI është prodhuesi i parë i produkteve të qumështit e cila është themeluar në vitin 1996 nga familja e mirënjohur dhe e respektuar Fusha në Prizren. Duke i marrë parasysh rrethanat dhe kushtet e kohës, familja Fusha me plot vetbesim vendosi që ky sektor i prodhimit të produkteve të qumështit të vazhdojë funksionalitetin e saj dhe konsumatorëve Kosovar të i ofrojë produkte të freskëta dhe organike në tryezat e tyre.

Qumështorja ABI me një kapacitet mbi 10 milion litra në vit, konsumatorëve të saj iu ofron mbi 45 produkte të freskëta. Duke qenë se shëndeti i konsumatorit është mbi të gjitha, Qumështorja ABI sigurohet se qumështi i cili pranohet në fabrikë kontrollohet duke filluar nga ferma dhe të jetë i klasës extra. Qumështi përpunohet me teknologjinë më të avancuar duke përfituar produkte kualitative dhe të shëndetshme për shëndetin e njeriut. Me sistemin e gjurmueshmërisë, Qumështorja ABI sigurohet që çdo produkt që arrin në tryezën e konsumatorit të ketë freskinë dhe kualitetin në nivel të duhur.