Të gjitha produktet tona janë origjinale, cilësore dhe të freskëta. Furnizimet bëhen çdo ditë për të siguruar një ekuilibër të duhur kalorish dhe për të ruajtur vlerat ushqyese.
Tradita jonë mbi 28-vjeçare garanton cilësi dhe siguri në produktet e qumështit.
Rreth NeshQumështorja ABI
Qumështorja ABI është prodhuesi i parë i produkteve të qumështit në Kosovë, e themeluar në vitin 1996 nga familja e mirënjohur dhe e respektuar Fusha në Prizren. Përkundër rrethanave dhe sfidave të kohës, familja Fusha, me plot vetëbesim, vendosi të vazhdojë aktivitetin në këtë sektor, duke ofruar produkte të freskëta dhe organike për konsumatorët kosovarë.
Qumështorja ABI, me një kapacitet prodhimi mbi 10 milion litra në vit, ofron mbi 45 produkte të freskëta. Duke pasur në qendër shëndetin e konsumatorit, ABI sigurohet që qumështi i pranuar në fabrikë të jetë i klasës ekstra, i kontrolluar që nga ferma. Teknologjia e përparuar e përpunimit garanton produkte cilësore dhe të shëndetshme. Për më tepër, sistemi i gjurmueshmërisë i Qumështores ABI siguron që çdo produkt që arrin në tryezën e konsumatorit të ruajë freskinë dhe cilësinë e lartë.